RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jenin, varrosen palestinezët e vrarë nga forcat izraelite

jenin,-varrosen-palestinezet-e-vrare-nga-forcat-izraelite

Në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar janë varrosur 10 palestinezë që u vranë në sulmet izraelite, transmeton Anadolu.

Në ceremoninë ku morën pjesë mijëra njerëz, u thirrën slogane kundër Izraelit dhe u bënë deklarata në mbështetje të grupeve të rezistencës.

Teksa 9 palestinezë që u morën nga spitali shtetëror dhe u sollën në qendër të qytetit u varrosën në varrezat e kampit të refugjatëve në Jenin, një tjetër palestinez u varros në fshatin Fahme, ku jetonte familja e tij në jug të qytetit.

Ushtria izraelite bastisi qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve në Jenin të hënën dhe rrethoi rajonin.

Në sulmet ajrore dhe tokësore të forcave izraelite, të cilat zgjatën për 48 orë, u vranë 4 fëmijë dhe 12 palestinezë dhe rreth 120 persona u plagosën, 20 prej tyre në gjendje të rëndë.

Ushtria izraelite, duke u tërhequr nga kampi i refugjatëve, njoftoi se një nga ushtarët e saj u vra.

Related posts

Këshilli Grevist sot mban konferencë të jashtëzakonshme

admin

Disa të plagosur nga sulmi me shpatë në një shkollë në Fagersta të Suedisë

Muhamet Ramadani

39 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite, thotë zyrtari i Katarit

Muhamet Ramadani