RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërmohen dy lokacione për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

germohen-dy-lokacione-per-zbardhjen-e-fatit-te-te-pagjeturve

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se ekipet e tyre po vazhdojnë gërmimet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, e kësaj here në Kishnicë dhe në Arbëri (Dragodan).

Përmes një postimi në Facebook, kanë shkruar se zbardhja e fatit të të pagjeturve mbetet njëra nga çështjet më të ndjeshme në Kosovë, përcjell teve1.info.

“Ekipet tona po vazhdojnë punën e tyre në teren. Krahas gërmimeve në lokacionet tjera, si Podujevë dhe Kamenicë, këtë javë ekipet po vazhdojnë gërmimet edhe ne Kishnicë dhe në Arbëri (Dragodan) të Prishtinës. Zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në vendin tonë, dhe njëkohësisht një tregues i qartë i mohimit të vazhdueshëm të krimeve nga ana e Serbisë”, thuhet në postimin e tyre.

Kujtojmë që sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.

Related posts

Ambasada e SHBA-së në Kuds ndalon punonjësit e saj të udhëtojnë jashtë qyteteve të mëdha në Izrael

admin6

Netanyahu takohet në Tel Aviv me sekretarin Blinken

admin

Goditet për vdekje një këmbësor në Bresje

rezart morina