RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërmohen dy lokacione për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

germohen-dy-lokacione-per-zbardhjen-e-fatit-te-te-pagjeturve

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se ekipet e tyre po vazhdojnë gërmimet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, e kësaj here në Kishnicë dhe në Arbëri (Dragodan).

Përmes një postimi në Facebook, kanë shkruar se zbardhja e fatit të të pagjeturve mbetet njëra nga çështjet më të ndjeshme në Kosovë, përcjell teve1.info.

“Ekipet tona po vazhdojnë punën e tyre në teren. Krahas gërmimeve në lokacionet tjera, si Podujevë dhe Kamenicë, këtë javë ekipet po vazhdojnë gërmimet edhe ne Kishnicë dhe në Arbëri (Dragodan) të Prishtinës. Zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në vendin tonë, dhe njëkohësisht një tregues i qartë i mohimit të vazhdueshëm të krimeve nga ana e Serbisë”, thuhet në postimin e tyre.

Kujtojmë që sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.

Related posts

Ish-punonjësja shtetërore e Nju Jorkut akuzohet se ka vepruar si agjente e Kinës! Prokuroria: Skema e paligjshme pasuroi familjen e saj me një vlerë prej miliona dollarësh

admin

Politikani serb: Kërkova falje për krimet në Kosovë edhe për ata që s’kërkuan

Muhamet Ramadani

Tërmet në Kosovë

Kushtrim Guraj