RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kjonufca thotë se Kurti e Rama do të takohen së shpejti

kjonufca-thote-se-kurti-e-rama-do-te-takohen-se-shpejti

Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nuk ka acarim të raporteve mes të dyja vendeve, por se preferon ta quaj “lëndim”.

Ai tha se Kosova dhe qytetarët e saj janë lënduar nga anulimi i mbledhje së përbashkët të dy qeverive të paraparë për muajin qershor.

Megjithatë, sipas Konjufcës raportet nuk janë lënduar deri në atë masë sa krerët shtetërorë të Kosovës të mos e takojnë kryeministrin e Shqipërisë.

“Nuk është një acarim, ashtu siç po e quani ju i raporteve, aq sa mos të takohen fare. Ajo si është ndjerë Republika e Kosovës unë po ua shpjegoj, sepse kështu janë ndjerë edhe qytetarët e Kosovës. Unë do ta kisha përdor shprehjen lëndim, kur të lëndon dikush. Ne kemi qenë të lënduar prej analizimit të mbledhjes së qeverive. Por jo aq të lënduar sa mos ta presim fare zotin Rama sepse mendoj se ne gjithmonë duhet të shikojmë nga pikëvështrimi i interesit të kombit tonë”, u shpreh Kjonufca.

Megjithatë ai tha se pret që Kurti e Rama të takohen së shpejti nëse jo sonte.

“Natyrisht kjo do të rregullohet së shpejti. Ata do të takohen mendoj së shpejti, edhe nëse jo sonte”, shtoi ai.

Related posts

“Aneksimi i Grenlandës mund t’i kushtojë SHBA-së mbi 700 miliardë dollarë”

RTI

Shkon në 105 numri i të vd’ekurve nga tra’zirat në Bangladesh, shumica prej tyre janë studentë

admin

FOTO/ Me spital privat, plazh artificial dhe tualete të arta, brenda vilës “sekrete” 100 milionë euroshe të Vladimir Putinit në Krimenë e pushtuar

admin