RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar sonte në Prishtinë, takon opozitën

escobar-sonte-ne-prishtine,-takon-opoziten

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këtë të enjte do të takojë përfaqësuesit e opozitës në Prishtinë.

Takimi do të mbahet në ambasadën amerikane ku Escobar do të shtrojë darkë për opozitën, kanë bërë të ditur burimet e Telegrafit.

Sipas të njëjtave burime, në këtë takim marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr pjesë Ardian Gjini (meqë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj gjendet jashtë shtetit).

Escobar pritet që të premten të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Ndryshe, Gabriel Escobar qëndroi të mërkurën në Serbi ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e opozitës pro-evropiane.

Vuçiq pas takimi tha se ka zhvilluar një “bisedë të hapur dhe korrekte”.

Ai shkroi në llogarinë e tij në Instagram: “Besoj në përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”.

Ndërsa, në komunikatën e Presidencës së Serbisë thuhet se është diskutuar procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve përmes kompromisit dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian”.

“Presidenti Vuçiq përsëriti qëndrimin e pandryshuar të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me

Takimet e të dërguarit të SHBA-së vijnë dy ditë para takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti e Vuçiq do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e 18 marsit pritet që Kosova dhe Serbia të bisedojnë për zbatimin e Propozimit evropian.

Related posts

Ministrja Gërvalla merr pjesë në “Antalya Diplomacy Forum”

admin6

Erdoğan: Operacioni në rajonet veriore të Irakut dhe Sirisë nuk kufizohet vetëm me operacion ajror

admin

Escobar: Nuk pritet të ndodhë këtë javë takimi Kurti – Vuçiq

rezart morina