RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëShëndetësi

Alarmi i OBSH: Gjysma e popullsisë së botës do të jetë miope deri në vitin 2050

alarmi-i-obsh:-gjysma-e-popullsise-se-botes-do-te-jete-miope-deri-ne-vitin-2050

Miopia është defekti më i zakonshëm i shikimit në botë dhe gjithnjë e më shumë njerëz pritet të vuajnë nga ajo. Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë deri në vitin 2050 kjo patologji do të prekë 50% të popullsisë në mbarë botën.

Rritja mund t’i atribuohet faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë predispozitën gjenetike dhe ndikimin e mjedisit përreth. Stili i jetesës së kohëve të fundit, si përdorimi i gjerë i pajisjeve elektronike dhe jeta në ambiente të mbyllura, ka treguar se luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e këtij defekti të shikimit.

Miopia mund të korrigjohet në shumicën e rasteve. Përveç lenteve dhe teknologjisë së përhapur të lazerit, ekziston një mundësi tjetër: lentet intraokulare. Lentet ICL, Implantable Collamer Lens, e bërë nga një material i butë, i hollë dhe i palosshëm, janë të pozicionuar midis kristalit dhe bebëzës së syrit.

Sipas mjekëve një operacion i shkurtër që zgjat vetëm disa minuta nën anestezi lokale është i mjaftueshëm për të implantuar ICL-të dhe për të rifituar menjëherë shikimin. Efekti është praktikisht i menjëhershëm dhe periudha e rikuperimit pas operacionit është shumë e shkurtër, duke i lejuar pacientët të kthehen shpejt në aktivitetet e tyre të përditshme.

Related posts

Bjellorusia thotë se pranoi armët bërthamore ruse për shkak të “presionit” perëndimor

rezart morina

Digjet një shtëpi në Lipjan

RTI

Kryeministri hungarez: BE-ja ka nevojë për strategji të re për t’u marrë me luftën Rusi-Ukrainë

admin