RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes 50-vjeçari nga zjarri që kaploi banesën në Gjilan

vdes-50-vjecari-nga-zjarri-qe-kaploi-banesen-ne-gjilan

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë, e cila ishte përfshirë nga zjarri, në afërsi të Tregut të Gjelbër në Gjilan.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet patrulluese dhe zjarrfikësit.

Hashani ka bërë të ditur se të gjithë banorët e banesave janë evakuuar për çështje të sigurisë.

“Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë eshte gjetur nje person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç”, tha Hashani.

Ndërkohë, ai bëri të ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML.

“Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë”, tha ai.

Related posts

Zgjedhjet në Veri, Qeveria e Kosovës kërkesë Bashkimit Europian: I përmbushëm detyrimet, hiqni masat e marra ndaj nesh

admin

Një i vdekur dhe një i lënduar në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”

Muhamet Ramadani

Libani po kthehët në një zonë lufte

Muhamet Ramadani