RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak: Vazhdon përpjekja jonë për t’i normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

lajcak:-vazhdon-perpjekja-jone-per-t’i-normalizuar-raportet-ndermjet-kosoves-dhe-serbise

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Vjenë për një veprimtari përkujtimore kushtuar 30 vjetorit të Komisionerit të Lartë të OSBE për Pakicat Kombëtare.

Lajçak nga atje ka komentuar vizitën që pati në fillim të javës në Kosovë dhe Serbi.

Ai tha se gjatë qëndrimit në Kosovë dhe Serbi janë bërë përpjekjet nga BE për gjetjen e zgjidhjes së situatës së tensionuar në veri të vendit.

“Fokusi kryesor ishin takimet e mia me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, si dhe presidentin Aleksandar Vuçiq në Serbi për të eksploruar opsionet në rrugën përpara në përputhje me kërkesat e BE-së për de-përshkallëzim, zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Lajçak tha se ky udhëtim e ka ndihmuar në qartësimin e situatës në terren për hapat e ardhshëm.

“Në Kosovë, takova edhe Shefin e ri të Misionit të Sundimit të Ligjit BE-së në Kosovë, gjeneralmajor Barbano dhe komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Ristuccia Diskutuam për situatën e sigurisë në Kosovë, nevojën urgjente që të gjitha palët të ndërmarrin hapa konkret për de-përshkallëzim dhe eksploruam opsionet që organizatat tona të kontribuojnë”.

Ai tha se vazhdojnë përpjekjet për t’u rikthyer në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Udhëtimi më ndihmoi për të qartësuar më mirë situatën në terren dhe hapat e ardhshëm të nevojshëm. Vazhdon përpjekja jonë për t’u rikthyer në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Related posts

Haxhiu njofton se kamerat e sigurisë janë vendosur edhe në vilën e Radoiçiqit

rezart morina

Zhvillohet në Zvicër tubimi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në praninë e ambasadorëve dhe kryetarëve të komunave nga Kosova

admin

Haxhiu thotë se shteti do të kërkojë dëmshpërblim nëse krerët e UÇK-së shpallen të pafajshëm

rezart morina