RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pacientët me goditje në tru, pa trajtim adekuat

pacientet-me-goditje-ne-tru,-pa-trajtim-adekuat

QKUK-ja nuk ofron shërbime adekuate për pacientët që pësojnë goditje të trurit. Ka një vit që Qendra Stroke nuk është funksionale, por në Klinikën e Radiologjisë thonë se ajo pritet t’i hapë dyert pas trajnimit njëvjeçar të dy radiologëve në Turqi, por të cilët tek para dy muajsh e kanë nisur këtë aftësim profesional

QKUK-ja nuk ofron shërbime adekuate për pacientët që pësojnë goditje të trurit. Ka një vit që Qendra Stroke nuk është funksionale, por në Klinikën e Radiologjisë thonë se ajo pritet t’i hapë dyert pas trajnimit njëvjeçar të dy radiologëve në Turqi, por të cilët tek para dy muajsh e kanë nisur këtë aftësim profesional
Dy mjekë të Klinikës së Radiologjisë janë duke u trajnuar prej dy muajsh në Turqi, me qëllim të ofrimit të të gjitha shërbimeve shëndetësore që përfshin Qendra Stroke në QKUK.

Për të realizuar procedura të komplikuara dhe urgjente te pacientët që pësojnë goditje në tru, drejtoresha Shkendije Nuza thotë se kërkohet numër më i madh i mjekëve që i kryejnë ato.

“Kam kërkuar edhe më herët në takime të trajnohet stafi ynë dhe të rritet numri i stafit që punon me stroke, për arsye se është e nevojshme të jetë një numër më i madh i mjekëve të cilët trajnohen për stroke”, ka thënë Nuza.

Qendra për rastet e goditjes në tru është funksionalizuar qe tre vjet e Radiologjia ka vetëm një mjek të trajnuar për trajtimin e komplikimeve të këtilla pacientëve.

Prej vitit 2020 janë kryer vetëm tetë raste të trombektomisë mekanike, që mundëson rikthimin e furnizimit të trurit me gjak, pas sulmit në tru. E prej më shumë se një vit nuk punohet më as kjo procedurë.

Nuza thotë se trajnimi njëvjeçar i mjekëve në Turqi do të mundësojë funksionalizimin e plotë të Qendrës Strok.

“Në përgjithësi do të finalizohet 100 për qind stroku, sepse stroku nuk nënkupton vetëm trombektominë, ta kemi të qartë. Por ne kemi koeiling, anorizma të cilat shkojnë për trajtim jashtë vendit që shtetit i kushtojnë shumë. Domethënë, të gjitha këto janë procedura që pas një viti do të jenë të përfunduara të gjitha”, ka thënë drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë.

Gjatë javës në QKUK është organizuar një punëtori me qëllim të implementimit të Qendrës Stroke në Kosovë, ku morën pjesë edhe profesorë nga Turqia.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thanë se rifunksionalizimi i këtij shërbimi është i domosdoshëm.

“Qëllimi i këtij workshopi ishte vazhdimësi e mbështetjes në përgatitjen e stafit, mbështetjen e implementimit dhe organizimin e shërbimit për Stroke në Kosovë. Aktualisht në Spitalin Universitar Aydin janë duke u trajnuar dy neuroradiologë interventë nga Klinika e Radiologjisë, ku me trajnimin e këtyre mjekëve, pritet të rritet numri i neuroradiologëve interventë”, thuhet në një përgjigje të ministrisë. “Ky workshop është mbështetur nga ekspertët e Spitalit Universitar Aydin në Stamboll, një ndër qendrat e Stroke më eminente në Evropë”

Ministria gjatë nëntorit të shkuar ka aprovuar planin e veprimit të Qendrës për vitet 2022-2025 dhe ka thënë se ai do të nisë së zbatuari gjatë këtij viti.

Related posts

Begaj në Asamblenë e OKB-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës! – VIDEO

rezart morina

Zjarr në kullën e katedrales historike në Rouen të Francës

admin6

Shefi i EULEX: Policia e Kosovës na kërkoi ta monitorojmë situatën në veri

admin