RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

ARC i obligon qytetarët t’i çregjistrojnë veturat e vjetra, BKS e mirëpret vendimin

arc-i-obligon-qytetaret-t’i-cregjistrojne-veturat-e-vjetra,-bks-e-mirepret-vendimin

Vendimi i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) që i obligon qytetarët që të tregojnë se ku i kanë veturat e paregjistruara, është mirëpritur nga Byroja Kosovare e Regjistrimit (BKS).

Ndërkohë për këtë vendim, Ekonomia Online nuk ka marrë përgjigje nga drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj. Ky i fundit, nuk iu është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.

Sipas drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, ky vendim mund të mos i pëlqejë qytetarëve por që e pastron data-bazën e automjeteve të paregjistruara.

“Është thënë në rregullore që një qytetar kur shkon ta regjistrojë një veturë, e ka obligative me tregu se ku i ka veturat tjera që janë të paregjistruara. Nëse ti i ke pesë vetura të regjistruara, askush nuk merret me ty, mirëpo nëse shkon ta regjistrosh një veturë dhe në sistem figuron se në emër tuajin ekzistojnë edhe dy ose tri vetura të paregjistruara, automatikisht keni me marrë veprime që ato vetura me i regjistruar ose me i ç’lajmëruar për me mujt me vazhduar këtë proces”.

“Edhe këtë iniciativë e mirëpresim dhe e falënderojmë ARC-në, sepse pavarësisht dikujt mundet mos me i pëlqyer, ky është veprim ligjor dhe e pastron data-bazën e automjeteve të paregjistruara dhe përfundimisht nuk lejon që rreziku të rritet i veturave të paregjistruara”, thotë ai.

Teksa ka folur për këtë dukuri, Mazreku ka marrë si shembull aksidentet e shkaktuara nga vetura e shitura. Thotë se ende mund të figurojnë në emër të shitësit.

“Nuk ka logjikë që dikush ta shesë një veturë dhe me e lënë me vite të tëra të lëvizë lirshëm diku tjetër pa e ditë se për çfarë qëllimi përdoret ajo veturë”.

“Edhe sot me kontratë noteriale është e cekur që një person është i obliguar që në momentin e nënshkrimit të kontratës noteriale brenda 10 dite me e ndërruar sigurimin sepse nëse ajo veturë është në emër të dikujt dhe nëse ai bën tri aksidente, atëherë atij tri herë i rritet sigurimi dhe kjo krijon pasoja tjera pa qenë në dijeni fare personi”, u shpreh ai, teksa apeloi tek qytetarët që mos t’i lënë veturat në emër të huaj.

Related posts

Zelensky: Pa ndihmën amerikane, do ta humbasim luftën

admin

Shtyhet konkursi për aplikim në FSK deri më 23 janar

admin

Hovenier: Përfundimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke, jo diçka më pak

rezart morina