RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden përshëndet hapin e presidentit Erdoğan lidhur me pranimin e Suedisë në NATO

biden-pershendet-hapin-e-presidentit-erdogan-lidhur-me-pranimin-e-suedise-ne-nato

Presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti angazhimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të dërguar në parlament protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, transmeton Anadolu.

“Jam gati të punoj me presidentin Erdoğan dhe Turqinë për të përmirësuar mbrojtjen dhe parandalimin në rajonin euroatlantik”, tha Biden në një deklaratë.

Ai shtoi se përshëndet veçanërisht vendimin e Turqisë për të dërguar për ratifikim në parlamentin e shtetit protokollin për pranimin e Suedisë në NATO.

Biden tha se me padurim pret të shohë Suedinë si aleatin e 32-të të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha më herët se do të krijohej një mekanizëm dypalësh sigurie midis Turqisë dhe Suedisë dhe se do të emërohej koordinatori i parë special i NATO-s kundër terrorizmit.

Stoltenberg po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve përpara samitit të NATO-s në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, pas një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson në lidhje me aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Erdoğan ka rënë dakord të dërgojë protokollin e pranimit të Suedisë në parlamentin turk sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojë ngushtë me parlamentin për ratifikimin e tij”, tha Stoltenberg.

Në takimin e liderëve të Turqisë, Suedisë dhe NATO-s u tha gjithashtu se Suedia do të mbështesë anëtarësimin e Turqisë në BE, duke përfshirë përditësimin e Unionit Doganor dhe liberalizimin e regjimit të vizave.

Gjatë samitit dyditor të NATO-s më 11 dhe 12 korrik do të diskutohen lufta Rusi-Ukrainë, sfidat e NATO-s dhe hapat për të forcuar mbrojtjen dhe parandalimin. Në agjendë do të jetë edhe kandidatura e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Related posts

Protestuesit pro-izraelitë sulmuan kampin e Solidaritetit me Gazën në Universitetin California

rezart morina

Qeveria do të ndajë mjete në mbështetje për familjen e rreshterit të vrarë në veri

rezart morina

Erdoğan: Vazhdon pa ndërprerje ndërtimi i banesave në rajonet e goditura nga tërmetet

rezart morina