RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Specializantët do të protestën tërë javën para MSh-së

​specializantet-do-te-protesten-tere-javen-para-msh-se

Specializantët e Qendrës Kline Universitare të Kosovës, do të vazhdojnë protestën edhe nesër para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas kryetarit të Këshillit të Specializantëve, Arianit Zajmi protestat do të mbahet nga ora 10:00 deri në 11:00, dhe do të vazhdojnë çdo ditë gjatë kësaj jave në të njëjtin orar, deri të premten.

Një grup i specializantëve kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë për mos pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të Pagave, si dhe detyrim të pagesës për vitin e shkollimit specialistik.

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin ndonjë përgjigje nga kjo ministri ata kanë paralajmëruar bojkotim në institucionet e shëndetësisë.

Zajmi tha se vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë nuk po përfillen sipas Ligjit të pagave. Teksa shtoi se kujdestaritë po paguhen me paga në baza mujore, ndërsa nga muaji shkurt kategoritë me subvencione nuk kanë marrë asnjë pagesë për kujdestaritë.

Related posts

Rusia: Goditëm elementët industrialë ushtarakë dhe bazat ajrore të Ukrainës

Muhamet Ramadani

Fundi tragjik për prezantuesin e BBC/ Michael Mosley gjendet i vdekur në ishullin grek, prej disa ditësh rezultonte i zhdukur

admin

Kryediplomati sirian: Siria e bashkuar dhe pa terrorizëm, “garancia më e fortë” për sigurinë kufitare me Turqinë

RTI