RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rritet çmimi i karburanteve në tregun kosovarë

rritet-cmimi-i-karburanteve-ne-tregun-kosovare

Çmimi i derivateve të naftës ka shënuar sërish një rritje në tregun kosovarë. Kjo ka ardhur pas ngritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe në berzë.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën më të lirë.

“Çmimet në tregjet ndërkombëtare dhe në berzë kanë shënuar një rritje të lehtë dhe kjo natyrisht që ka reflektuar edhe në Kosovë. Çmimet aktuale në Kosovë sot janë përafërsisht: Nafta 1.27 euro dhe Benzina 1.32 euro”, ka thënë Berjani.

Ai ka apeluar te mërgimtarët që kanë ardhur për pushime në Kosovë që kur furnizohen me karburante të kërkojnë kuponin fiskal dhe nëse kanë ndonjë problem të ankohen të departamenti i veçantë në MTI.

“Iu dëshirojë mirëseardhje mërgimtarëve dhe apelojë nga të gjitha pikat e karburantit, shërbim sa më të mirë për diasporën”, ka thënë ai duke shtuar se mërgimtarët janë impulsi i ekonomisë në Kosovë.

Related posts

Dështon përpjekja e Phenianit për dërgimin në hapësirë të një sateliti ushtarak

admin

Gazetari italian mbi rastin “Sarajevo Safari”: Kush pagoi që njerëzit të vinin nga Trieste për të vrarë banorë të Sarajevës?

admin

Kryetari i Parlamentit të Iranit fluturim sekret drejt Pakistanit, mediat: SHBA dhe Izraeli dhanë miratimin

admin