Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se në takimin e Këshillit NATO-Ukrainë në Vilnius, Kievi do të diskutojë paketat e armëve, ftesën për në NATO dhe garancitë e sigurisë, transmeton Anadolu.
Në fjalët e tij përpara takimit, Zelenskyy tha se Kievi dëshiron që të dyja palët të jenë në të “njëjtën faqe” për anëtarësimin.
Lidhur me ftesën e NATO-s, deklarata e përbashkët e Samitit të Vilniusit e lëshuar dje theksoi se Aleanca “mbështet plotësisht” të drejtën e Kievit për të zgjedhur vetë rregullimet e sigurisë, duke shtuar se “e ardhmja e Ukrainës është në NATO”.
Megjithatë, deklarata shtoi se NATO do t’i bëjë ftesë Ukrainës kur “aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”.