Udhëheqësja e rrëzuar dhe e burgosur e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, tha se mbështet bisedimet pa parakushte për t’i dhënë fund krizës në vend, transmeton Anadolu.
“Suu Kyi mbështet bisedimet pa parakushte për zgjidhjen e krizës në Mianmar”, raporton agjencia e lajmeve Kyodo me bazë në Tokio.
Në dhjetor 2022, Suu Kyi u dënua me 33 vjet burg pas grusht shtetit ushtarak që rrëzoi qeverinë e saj të Lidhjes Kombëtare për Demokraci në shkurt 2021.
Ministri i Jashtëm i Tajlandës, Don Pramudwinai, bëri të ditur se kohët e fundit kishte biseduar me Suu Kyi.
Ai ua bëri të ditur këtë homologëve të tij të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore të cilët u takuan në samitin e tyre vjetor në Indonezi.
“Aung San Suu Kyi është fizikisht dhe mendërisht e shëndetshme”, njoftoi Kyodo, duke cituar burime diplomatike.
Ky është takimi i parë i njohur i nivelit të lartë midis Suu Kyi dhe ndonjë zyrtari të huaj.
Thuhet se takimi zgjati një orë dhe u mbajt në burgun e kryeqytetit të Mianmarit, Naypyidaw.