RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takon kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

kurti-takon-kryetarin-e-ri-te-keshillit-kombetar-shqiptar-ne-serbi

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun.

Kurti i ka ofruar Lutfiut ndihmën e tij dhe i ka thënë se është i interesuar të bashkëpunojë.

“Z. Lutfiu falënderoi kryeministrin për mikpritjen në këtë takim dhe për urimin, teksa i dha mbështetjen e plotë kryeministrin Kurti për qëndrimet e tij”, thuhet në njoftim.

Shqetësimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ishin temë kryesore e diskutimit.

“Kryeministri Kurti konfirmoi edhe një herë se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për ta dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë”, thuhet tutje.

Related posts

Elon Musk përsëri njeriu më i pasur në botë sipas “Forbes”, kush janë 2 të tjerët e podiumit! Planetit i shtohen edhe 400 miliarderë

admin

Netanyahu do të vizitojë Washingtonin javën e ardhshme, do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

admin

Shefat e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian nesër në një vizitë historike në kryeqytetin sirian Damask

RTI