RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“BE-ja ka plane konkrete për të luftuar urrejtjen anti-muslimane”

“be-ja-ka-plane-konkrete-per-te-luftuar-urrejtjen-anti-muslimane”

Bashkimi Evropian (BE) ka plane konkrete për të luftuar islamofobinë, tha të enjten Marion Lalisse, koordinatorja e re e BE-së për luftën kundër urrejtjes anti-muslimane, raporton Anadolu.

Lalisse, e cila u emërua në këtë pozitë më 2 shkurt, mbajti konferencë për media në Bruksel dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Ajo theksoi se komuniteti musliman në Evropë është pakica më e madhe fetare, me numra, përqindje dhe origjinë të ndryshme në vendet anëtare të Unionit.

“Megjithatë, pika kryesore është se komuniteti musliman në BE është pjesë integrale e shoqërisë sonë”, tha Lalisse duke shtuar se: “Ne propozuam përgatitjen e një dokumenti duke hartuar fenomenin e urrejtjes ndaj muslimanëve”.

E pyetur për planet konkrete për të luftuar islamofobinë, duke iu referuar incidenteve të djegies së Kuranit në Suedi, ajo tha: “Fillimisht, ne do të rregullojmë politikat për të luftuar urrejtjen anti-muslimane në sektorë të ndryshëm si arsimi, siguria, migrimi dhe shumë fusha punësimi”.

“Do të vazhdojmë dialogun me institucione të ndryshme, shoqërinë civile, aktorë, qytetarë dhe organizata ndërkombëtare. Ne do të zbatojmë politika të bazuara në fakte dhe do të rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe institucioneve për fenomenin e islamofobisë”, shtoi Lalisse.

Related posts

Me gomone drejt Anglisë, autoritetet franceze shpëtojnë 190 emigrantë që ishin në rrezik

admin

Emine Erdoğan: 27 vjet më parë në Srebrenicë u varrosën njerëzimi, ndërgjegjja dhe dhembshuria

admin

Ambasadori turk: Kërcënimet kryesore të sigurisë përgjatë kufirit me Sirinë janë zhdukur

Hevzi