RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas shqiptarëve, Braverman kërkon marrëveshje për dëbimin e emigrantëve nga Turqia

pas-shqiptareve,-braverman-kerkon-marreveshje-per-debimin-e-emigranteve-nga-turqia

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, thuhet se po kërkon një marrëveshje të veçantë me Ankaranë për të përshpejtuar procedurat e dëbimit të emigrantëve turq.

Mediat e huaja raportojnë se se mbi 1000 emigrantë kanë arritur në Britaninë e Madhe nga Turqia përmes Kanalit Anglez që nga fillimi i vitit, duke shënuar një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e kaluara. Pas Shqipërisë, Turqia u rendit ndër 10 vendet e para për emigrantët që kalojnë Kanalin Anglez me anije për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick thuhet se po vlerëson mundësinë e një marrëveshjeje me Turqinë, të ngjashme me atë të Shqipërisë, për të dëbuar emigrantët. Zbulimi vjen ndërsa qeveria përgatitet të përballet me përpjekjet përfundimtare të kolegëve për të neutralizuar dispozitat në projektligjin e saj të migracionit të paligjshëm, i cili shihet si kyç për zotimin e Sunak.

Ministrat druajnë se një amendament nga Chakrabarti, ish-kryetarja e laburistëve, mund të çojë Mbretërinë e Bashkuar të ndjekë urdhrat e gjykatësve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pavarësisht nga dispozitat në legjislacion për të moszbatuar disa ligje. Braverman dëshiron të jetë në gjendje të injorojë të ashtuquajturat urdhra të Nenit 39 nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që mund të bllokojnë fluturimet e dëbimit. Amendamenti kërkon që ministrat t’i përmbahen një sërë traktatesh specifike, duke përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar, Shqipëria u vu në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së, me synimin që shumica dërrmuese e pretendimeve të shqiptarëve të shpalleshin të pabaza dhe këta individë të dëboheshin me shpejtësi. Ministrat po kërkojnë një marrëveshje të veçantë, “të porositur” me Turqinë. /dosja

Related posts

Suedia do të krijojë prani në Ukrainë për prokurimin e armëve

rezart morina

Osmani sot në Bruksel, përfaqëson Kosovën në samitin e BE-së

admin

Hapen konkurse për vende pune në Telekom dhe ndërmarrje tjera publike

rezart morina