RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca trajnoi rreth 5.200 ushtarë ukrainas

franca-trajnoi-rreth-5.200-ushtare-ukrainas

Ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu deklaroi se vendi i tij po trajnon rreth 5.200 ushtarë ukrainas, transmeton Anadolu.

Lecornu, në një deklaratë në Twitter tha se mbështetja e Francës për Ukrainën nuk ka rënë dhe se vendi i tij ka trajnuar rreth 5.200 ushtarë ukrainas, 1.600 prej të cilëve janë në Poloni.

Ai theksoi se ky numër deri në fund të vitit do të rritet në rreth 7 mijë dhe se trajnimi ofrohet sipas nevojave të forcave të armatosura të Ukrainës.

Lecornu tha se gjatë stërvitjes ushtarët ukrainas mësuan se si të përdorin dhe mirëmbajnë pajisje të tilla si tanku i lehtë luftarak i tipit AMX 10-RC, Howitzer Caesar, sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP-T dhe raketahedhës me shumë tyta.

Ministri francez kujtoi se pajisjet në fjalë ia kishin dërguar edhe më parë ushtrisë ukrainase.

Related posts

Dalja e ulët e votuesve, Daka tregon se a do të zgjidhen kryetarët

Muhamet Ramadani

Putin: Pranimi i propozimit të Rusisë për ar’mëpushim në Ukrainë do të sigurojë ndalimin e kon’flikteve

admin

Putini vlerëson përpjekjet e SHBA-së për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Muhamet Ramadani