RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Rreth 450 mijë palestinezë janë larguar nga Rafah për shkak të sulmeve izraelite

okb:-rreth-450-mije-palestineze-jane-larguar-nga-rafah-per-shkak-te-sulmeve-izraelite

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se rreth 450 mijë palestinezë janë zhvendosur me forcë nga qyteti Rafah në jug të Rripit të Gazës, në të cilin Izraeli vazhdon sulmet, transmeton Anadolu.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në një deklaratë përmes platformës së saj në median sociale X, informoi lidhur me situatën në qytetin Rafah në të cilin Izraeli vazhdon sulmet dhe në të cilin janë strehuar rreth 1.5 milion palestinezë.

Për shkak të largimit të familjeve në kërkim të sigurisë, rrugët në Rafah janë të zbrazëta, thuhet në deklaratë.

“Që nga fillimi i sulmeve e deri më tani parashikohet se nga Rafah janë zhvendosur me forcë rreth 450 mijë palestinezë. Njerëzit përballen me lodhje të vazhdueshme, uri dhe frikë. Asnjë vend nuk është i sigurt. Shpresa e vetme është armëpushimi urgjent”, thuhet në deklaratë.

Më 7 maj ushtria izraelite filloi sulm tokësor në Rafah të Gazës dhe njoftoi se kishte pushtuar pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

Më 10 maj Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi vendimin lidhur me “zgjerimin e zonës” së sulmeve tokësore në Rafah.

Related posts

Maqedoni e Veriut, 190 mijë persona as nuk janë të punësuar as nuk kërkojnë punë

Muhamet Ramadani

Delegacioni i OKB-së viziton Idlibin e goditur nga tërmeti

admin

William Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Pejës

admin