RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: I hapur për bisedime me Assadin

erdogan:-i-hapur-per-bisedime-me-assadin

Turqia është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Sirinë fqinje, duke përfshirë bisedimet e drejtpërdrejta me presidentin Bashar al-Assad, por nuk mund të tërheqë forcat e saj të armatosura nga Siria Veriore, deklaroi presidenti turk Recep Tajip Erdogan.

“Ne nuk jemi kundër takimit me Asadin, ne mund të takohemi. Mënyra se si ata na afrohen është ajo që ka rëndësi”, u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll, përpara nisjes së tij për një turne në Gji.

Në fillim të marsit, al-Assad tha se ”do të takonte Erdoganin vetëm nëse dhe kur Turqia të ishte gati të largohej plotësisht nga territoret siriane, duke iu referuar disa enklavave të Sirisë Veriore”.

”Ankaraja nuk do të largohet nga Siria Veriore ndërsa vazhdon luftën e saj antiterroriste përgjatë kufijve të saj”, theksoi Erdogan.

“Nuk mund të ketë një gjë të tillë. Ne po luftojmë terrorizmin atje”, theksoi ai, duke argumentuar se ”Assad nuk do t’u kërkojë vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë”, pa përmendur asnjë shtet. /atsh

Related posts

Brazil, policia merr në pyetje ish-presidentin Bolsonaro për komplotin e grusht shtetit

admin

Sondazh: Shumica e amerikanëve janë kundër luftës në Iran

Irfan Jahiu

Influencerja irakiane vritet para shtëpisë së saj, pamjet rrëqethëse nga sulmi

admin