RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreth 230 mijë persona të evakuuar në Kinën jugore për shkak të tajfunit Talim

rreth-230-mije-persona-te-evakuuar-ne-kinen-jugore-per-shkak-te-tajfunit-talim

Për shkak të tajfunit Talim, i cili ka përfshirë provincën Guandong në jug të Kinës, përafërsisht 230 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi të BBC-së, qindra avionë dhe trena janë anuluar për shkak të tajfunit, ndërsa shpejtësia e erës është rritur në 140 kilometra në orë.

Rreth 230 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të tajfunit Talim, i cili preku provincën Guandong.

Banorët u paralajmëruan të qëndrojnë larg vijës bregdetare.

Në Vietnam janë evakuuar rreth 30 mijë persona nga rajonet që pritet të preken më shumë nga tajfuni Talim.

Shkollat ​​dhe bursa u mbyllën përkohësisht dje në Hong Kong për shkak të tajfunit.

Related posts

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzon fushatën e Trumpit për tarifa globale

Kushtrim Guraj

Parlamenti Evropian shpreh alarm për “krizën e thelluar të sundimit të ligjit” në Hungari

Muhamet Ramadani

Ezio Gavazzeni, gazetari italian tregon se si zbuloi vrasjen e Boshnjakëve nga Turistët e Snajperave

RTI