RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje në fusha të ndryshme

turqia-dhe-arabia-saudite-nenshkruajne-marreveshje-ne-fusha-te-ndryshme

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruan të hënën një seri marrëveshjesh që përfshijnë investimet, industrinë e mbrojtjes, energjinë dhe komunikimet, raporton Anadolu.

Marrëveshjet u nënshkruan pas takimeve të delegacionit të udhëhequr nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman në qytetin e Xhides.

Presidenti Erdoğan më herët pati një takim me princin e kurorës pas dyerve të mbyllura në Pallatin Mbretëror Al-Salam.

Udhëheqësi turk mbërriti të hënën në Arabinë Saudite si pjesë e një turneu treditor të Gjirit për të forcuar lidhjet.

Në pjesën e parë të udhëtimit të tij, ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan al-Saud dhe zyrtarë të tjerë pritën Erdoğanin në aeroportin e Xhides.

Presidenti po shoqërohet nga anëtarë të kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë turq.

Pas Arabisë Saudite, Erdoğan do të vizitojë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Related posts

Presidentja Osmani pret partitë për konsultime për datën e zgjedhjeve në veri

admin

Shkup, përshkallëzohet protesta kundër propozimit francez

admin

Në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza vriten dhe plagosen shumë palestinezë

rezart morina