RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi – Roja bregdetare shpëton rreth 100 migrantë, tre kontrabandistë arrestohen

greqi-–-roja-bregdetare-shpeton-rreth-100-migrante,-tre-kontrabandiste-arrestohen

Roja bregdetare ka shpëtuar pothuajse 100 migrantë me varka në brigjet greke dhe tre persoan janë arrestuar si kontrabandistë të dyshuar.

Të premten, roja bregdetare raportoi se 71 migrantë ishin zbuluan në bordin e një varke me vela pranë ishullit Karpathos në Egje. Me sa duket ata ishin nisur nga Turqia drejt Italisë.

Sipas Rojes Bregdetare greke 27 persona të tjerë u shpëtuan nga një varkë në brigjet e ishullit të Rodosit.

Greqia ka planifikuar t’i transportojë migrantët e shpëtuar në një kamp për regjistrim në ishullin e Kosit.

Kontrabandistët e njerëzve sjellin në mënyrë rutinore migrantë në udhëtimin e rrezikshëm detar nga Turqia dhe vendet e Afrikës së Veriut drejt vendeve anëtare të BE-së, Greqisë, Qipros dhe Italisë.

Në mesin e qershorit, disa qindra migrantë vdiqën pasi një anije peshkimi e mbipopulluar u fundos rreth 50 milje detare (93 kilometra) larg brigjeve greke. /atsh

Related posts

Forcat Ajrore izraelite alarmojnë për përkeqësim e gjendjes së gatishmërisë

admin

Dështimi për parandalimin e sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, jep dorëheqje shefi i inteligjencës së ushtrisë izraelite

admin

Fidan dhe Al Nahyan biseduan në Abu Dhabi

rezart morina