RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

AAK i bënë thirrje sërish PDK e LDK ta përkrahin mocionin

aak-i-bene-thirrje-serish-pdk-e-ldk-ta-perkrahin-mocionin

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që mocioni i tyre për mosbesim ndaj Qeverisë të përkrahet nga opozita.

Sipas tij, seancat e shtatorit duhet ta kenë synim rrëzimin e Qeverisë. Ai konfirmoi se rrëzimi i Qeverisë nuk do të bëhet me vota të Listës Serbe.

“Kjo periudhë nuk duhet përsëritur, kjo qeveri këtë vit po karakterizohet si qeverisja më e dobët. Si GP ne nuk do të bëjmë asnjë kuorum dhe nuk do të votojmë asnjë projektligj”, raporton EO.

“Kjo Qeveri nuk e meriton asnjë mbështetje, tek marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar. Ne si opozitë duhet ta shtyjmë mocionin përpara dhe ka një dakordim për këtë çështje dhe në shtator duhet ta kemi në rend dite mocionin e mosbesimit”, tha Tahiri.

Related posts

Kallëzim penal ndaj Gjon Brukës, bëri thirrje për eleminimin e Tërnavës

admin

Macron: Twitter angazhohet për luftë kundër përmbajtjeve ekstremiste

admin

Gjermania përgatit dislokim detar në Mesdhe në funksion të një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

admin