RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Zjarret në Dubrovnik vihen nën kontroll

zjarret-ne-dubrovnik-vihen-nen-kontroll

Situata me zjarrin që shpërtheu në zonën e Zhupës në qytetin Dubrovnik në Kroaci, mëngjesin e sotëm është tanimë më e mirë.

Zjarrfikësit luftuan me zjarret gjatë gjithë natës dhe me forcë mbinjerëzore arritën ta parandalojnë përhapjen e tij në shtëpitë e banueshme.

Shefi i zjarrfikësve të qarkut Stjepan Simoviq tha për Anadolu se zjarri që kërcënoi shtëpitë mbrëmë, para agimit rreth orës 4 të mëngjesit, është vënë nën kontroll.

“Gjatë mëngjesit situata është shumë më e mirë, duhet të jemi vigjilentë sepse fronti është i madh, por edhe që erërat e forta që frynë dje të mos përsëriten sot, sepse në kushte të tilla dje ishte e vështirë, pothuajse e pamundur të veprohet. Asnjë objekt nuk është dëmtuar, dhe gjatësia e frontit është rreth gjashtë kilometra. Zjarrfikësit do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë ditës, ndërsa dy avionë kanader kanë ardhur në ndihmë të zjarrfikësve”, tha Simoviq.

Mbrëmjen e djeshme në shuarjen e zjarrit në zonën e Zhupës kanë marrë pjesë mbi 150 zjarrfikës, ndërsa rreth 120 do të vazhdojnë punën edhe sot, pasi situata është më e favorshme. Situata ishte veçanërisht e vështirë mbrëmë në Zhupë, pasi ndërtesat e banimit ishin në afërsi të frontit të zjarrit. Vendet nga Solin, përmes Mlinit në Buić ishin në rrezik, shtoi Simoviq.

Related posts

‘’Vrau policin serb, Faton Hajrizi cilësohet trim dhe hero’’, Albin Kurti: I ftoj qytetarët mos të bien pre e euforisë së heroizmit

admin

Ushtria izraelite kryen sulm artilerik ndaj Sirisë

Muhamet Ramadani

Protesta në Iran kundër luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit

admin