RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Myftiu Tërnava: “Bashkëndiejmë dhembje me popullin turk”

myftiu-ternava:-“bashkendiejme-dhembje-me-popullin-turk”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot Ambasadën e Turqisë në Kosovë, për të shprehur ngushëllime për viktimat e tërmeteve që ndodhën para disa ditëve në disa zona të Turqisë.

Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite takoi edhe zv.ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Seyda Cimeli Aydin.

Ai tha se ne bashkëndiejmë dhembje me gjithë popullin turk, duke lutur Zotin që të vdekurit t’i shpërblejë me Xhenet, të lënduarve t’u japë shërim të shpejtë, ndërsa familjarëve të viktimave t’u japë durim që ta përballojnë sa më lehtë këtë sprovë.

Po ashtu, për të shprehur ngushëllime, Myftiu Tërnava qe për vizitë edhe në Zyrën për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, në të cilën u mirëprit nga këshilltari, z. Bunjamin Albayrak.

Related posts

Deklarata për të Zhdukurit, Biserko skeptike se Serbia do t’i hapë arkivat e krimeve të luftës në Kosovë

Muhamet Ramadani

Zyrtari i të drejtave të njeriut të KiE-së dënon projektligjin e Britanisë për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë: Nuk lejon gjykatat të shqyrtojnë çështjet në mënyrë të pavarur

admin

Gjykata izraelite nis shqyrtimin e peticionit për shkarkimin e ministrit të ekstremit të djathtë Ben-Gvir

RTI