RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Szunyog: Masat janë të përkohshme, por nevojitet angazhim konstruktiv për depërshkallëzim

szunyog:-masat-jane-te-perkohshme,-por-nevojitet-angazhim-konstruktiv-per-depershkallezim

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ka përsëritur sot se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme.
Megjithatë, ai ka theksuar se nevojitet angazhim konstruktiv për të përmbushur depërshkallizimin e situatës në veri.

Kështu është deklaruar Szunyog pas takimit me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

“Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. I shpjegova se Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.

Related posts

Kleriku iranian: Në zgjedhje rëndësi kanë besimtarët, jo shumica

admin

Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës

RTI

Deputeti grek përjashtohet nga partia e Mitsotakis pas komenteve për migrantët

admin