RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Greqia vazhdon përpjekjet për shuarjen e zjarreve në ishullin Rodos

greqia-vazhdon-perpjekjet-per-shuarjen-e-zjarreve-ne-ishullin-rodos

Autoritetet greke dje evakuuan qindra banorë nga fshati Gennadi në ishullin grek të Rodosit për shkak të zjarreve nëpër pyjet përreth, transmeton Anadolu.

Zyrtarët thanë se më shumë se 20 mijë njerëz, kryesisht turistë, janë evakuuar nga Rodosi deri më tani.

Autoritetet greke vazhdimisht ndajnë informacione për t’u ofruar civilëve udhëzime dhe detaje për evakuim.

Shërbimi grek i zjarrfikësve njoftoi se ishulli Evia dhe disa rajone të tjera, përfshirë Atikën qendrore, përballen me rrezik ekstrem nga zjarri, ndërsa rajone të tjera janë në rrezik shumë të lartë ose të lartë.

Zjarret kanë përfshirë Greqinë që nga java e kaluar dhe disa vende kanë ofruar ndihmë në shuarjen e zjarreve që kanë djegur shtëpi dhe pyje.

Related posts

Vrasja në Ferizaj dyshohet se ndodhi në banesën e të arrestuarve, lëndohet edhe një 24-vjeçare

RTI

“Kemi pasur një diskutim shumë të rëndësishëm me Trump dhe kabinetin e tij për Hagën”, Osmani nga SHBA: Këto kontakte forcojnë pozitat e Kosovës në rajon

admin

Japonia i bën thirrje Iranit për “lundrim të lirë dhe të sigurt” në Ngushticën e Hormuzit

Irfan Jahiu