RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haziri: Për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka krijuar Qeveria Kurti

haziri:-per-45-dite-do-t’i-zgjidhnim-problemet-qe-i-ka-krijuar-qeveria-kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, tha se për 45 ditë LDK-ja do t’i zgjidhte problemet që i ka krijuar kryeministri, Albin Kurti.

Kjo deklaratë nga Haziri erdhi pasi u pyet nëse LDK-ja mund të sjellë alternativë qeverisëse. Sipas Hazirit marrëveshjet me Serbinë të arritura gjatë Qeverisë Kurti II janë më të dëmshmet.

“Në projeksionin e LDK-së, për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka shkaktuar kryeministri Kurti. Plani ynë është publik dhe është në debat me grupet e interesit që duan të debatojnë me LDK-në. Këtë guri në qafë që na ka lënë ky kryeministër, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës. Marrëveshje më të keqe s’ka pasur”, deklaroi Haziri në emisionin “Këndi i Debatit”

Related posts

Kurti: Jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme në veri

Muhamet Ramadani

Presidentja Osmani autorizon dërgimin e FSK-së në Turqi

admin

Vrau ish-gruan brenda zyrave të punës në Ferizaj, i dyshuari ndalohet për 48 orë. Nga të shtënat u plagos edhe një i mitur

admin