RTV AHIRETI
Shëndetësi

Të dish është më mirë se të kesh, ja si të ruani sa më gjatë fruta-perimet ndërkohë që jeni me pushime

te-dish-eshte-me-mire-se-te-kesh,-ja-si-te-ruani-sa-me-gjate-fruta-perimet-nderkohe-qe-jeni-me-pushime

Nëse keni ndërmend të bëni një udhëtim të shkurtër, por s’doni që kur të ktheheni të gjeni shtëpinë të qelbur nga era e fruta-perimeve të prishura ndiqni këshillat e mëposhtme. Në fund do të na jini me të vërtetë mirënjohës mund t’i ruani jo vetëm për dy ditë, por edhe për dy muaj.

Fruta pylli/ ujë+ uthull molle

Jemi në sezonin e frutave të pyllit ku ditët tona janë akoma më të ëmbla falë shijes së manaferrave, boronicave apo mjedrave. Në qoftë se doni t’i ruani sa më gjatë futini në një enë ku keni shtuar ujë të ftohtë dhe uthull molle. Lërini për dy orë, fshijijni me letër kuzhine dhe futini në qese ne ngrirje. Kur t’i hani pasi të ktheheni nuk do e ndjeni fare shijen e uthullës së mollës.

Sallatë jeshile ose brokoli/ letër alumini

Ju vjen keq të hidhni në kosh atë tufën e sallatës që nuk e keni ngrënë akoma? Ju ka ngeluar akoma pak brokoli, por s’dini ç’të bëni me të. Mos u shqetësoheni, mjafton të mbështillni me letër alumini kërcelli do të jenë të paprishura deri në 2 javë.

Peshk/akull

Aroma e peshkut të pagatuar në shtëpi nuk është gjithmonë e këndshme, mjafton të hapni pak derën e frigoriferit dhe ajo përhapet me shpejtësi në të gjithë shtëpinë. Por ju mund të ruani peshkun e të shpëtoni nga era duke e mbajtur vazhdimisht në enë me akull.

Xhinxher/ujë i nxehtë

Xhinxheri dhe rrënjët e tij janë shumë të ushqyeshme sidomos nëse dëshironi të humbisni peshë ose keni probleme me nivelin e lartë të yndyrave në gjak. Nëse doni ta ruani për një kohë sa më gjatë futeni në një vazo me ujë të nxehtë dhe mbylleni hermetikisht deri në momentin që do e përdorni. Jo vetëm që nuk do të kalbet, por do të ruajë të njëjtën shije.

Related posts

106 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

U shpall emergjencë globale shëndetësore: Çfarë duhet të dini për linë e majmunëve!

admin

Si duhet përgatitur çaji i kamomilit

admin6