RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Luftanija e katërt MILGEM e Pakistanit do të lëshohet në përdorim këtë javë

luftanija-e-katert-milgem-e-pakistanit-do-te-leshohet-ne-perdorim-kete-jave

Si pjesë e projektit MILGEM, luftanija e katërt, e quajtur PNS TARIQ, do të lëshohet të mërkurën në përdorim në qytetin jugor të Pakistanit, Karaçi, raporton Anadolu.

Luftanijet MILGEM u ndërtuan njëkohësisht në Turqi dhe Pakistan për marinën pakistaneze nga kompania turke Menaxhimi i Fabrikave dhe Kantierit Detar Ushtarak (ASFAT).

Të pajisura me sensorë efektivë dhe sisteme armësh me rreze të gjatë, korvetat e gjeneratës së re janë të vështira për t’u gjurmuar për shkak të seksionit të tyre të ulët të radarit dhe do të rrisin fuqinë parandaluese të marinës pakistaneze.

Marrëveshja për anijet MILGEM midis Turqisë dhe Pakistanit u nënshkrua në 6 shtator 2018.

Anija e parë u lëshua në përdorim në gusht 2021, e dyta në maj 2022 dhe e treta në nëntor 2022.

Related posts

Qeveria italiane rrit dënimet deri në 30 vjet për trafikantët e qenieve njerëzore

admin

Sveçla: Në Kosovë konfiskohen 6300 fishekë të kontrabanduar nga Serbia

admin

Tri vetura shpërthejnë në Stamboll

admin