RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA do t’i japë prioritet sigurisë së ushqimit teksa merr presidencën e Këshillit të Sigurimit

shba-do-t’i-jape-prioritet-sigurise-se-ushqimit-teksa-merr-presidencen-e-keshillit-te-sigurimit

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara (OKB), Linda Thomas-Greenfield, tha se SHBA do t’i japë përparësi urisë së shkaktuar nga konflikti dhe pasigurisë ushqimore teksa merr presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit, raporton Anadolu.

Ambasadorja amerikane u tha gazetarëve se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të kryesojë një debat të nivelit të lartë mbi urinë dhe pasigurinë globale të ushqimit.

“Përballja me këtë krizë globale ka qenë një prioritet kryesor i administratës së presidentit Biden”, tha ajo.

Ajo shtoi se uria e shkaktuar nga konflikti është një çështje urgjente për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të ndërmarrë veprime.

“Por, për ta bërë këtë, ne duhet të çrrënjosim konfliktet. Armiqësitë nxisin urinë, lufta nxit urinë,” tha ajo.

Thomas-Greenfield akuzoi Rusinë për fillimin e një sulmi në shkallë të plotë ndaj Ukrainës, duke privuar botën nga eksportet kritike të drithërave ukrainase.

Ajo tha se ushqimi nuk duhet të përdoret kurrë si “armë lufte” dhe u kërkoi të gjitha vendeve anëtare të nënshkruajnë një komunikatë të hartuar nga SHBA për të luftuar pasigurinë ushqimore.

Related posts

Izraeli ndalon kamionët e ndihmave humanitare për në Gaza pas nisjes së sulmeve të reja

admin6

Raportimet për planifikim atentati ndaj zyrtarëve të tjerë LDK-së, policia rastin e inicion si kanosje

admin

Kim Jongu vazhdon hakmarrjen: Koreja e Veriut lëshon 240 balona me plehra drejt Jugut

admin