RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kore e Jugut, numri i të vdekurve nga i nxehti ekstrem rritet në 23

kore-e-jugut,-numri-i-te-vdekurve-nga-i-nxehti-ekstrem-rritet-ne-23

Numri i personave që humbën jetën nga i nxehti ekstrem në Korenë e Jugut është rritur në 23, pothuajse trefishi i numrit të personave që humbën jetën nga vala e të nxehtit në vitin 2022, transmeton Anadolu.

Siç raporton Yonhap News me bazë në Seul, nga 20 maji deri në fund të korrikut u regjistruan 21 vdekje të shkaktuara nga sëmundjet e lidhura me motin e nxehtë, ndërsa dy vdekje të tjera u raportuan dje.

Autoritetet e kanë ngritur alarmin për valën e të nxehtit në “serioz”, respektivisht në nivelin më të lartë në sistemin e paralajmërimit në katër faza.

Që nga mesi i qershorit, kombi i Azisë Jugore ka përjetuar një mot jashtëzakonisht të nxehtë për shkak të fillimit të alarmeve të para të sezonit për valët e të nxehtit.

Temperaturat janë rritur afërsisht 35 gradë Celsius në shumë rajone në të gjithë vendin.

Related posts

Të shtëna me armë gjatë festës familjare, arrestohet 38-vjeçari

admin

Debati për hapjen e urës së Ibrit, Osmani takim me kreun e KFOR: Prishtina duhet të konsultohet me NATO-n

admin

​Ministri i Brendshëm bullgar: Mbi 160,000 migrantë të paligjshëm nuk u lejuan të hyjnë në Bullgari në vitin 2022

admin