RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA do t’i japë prioritet sigurisë së ushqimit teksa merr presidencën e Këshillit të Sigurimit

shba-do-t’i-jape-prioritet-sigurise-se-ushqimit-teksa-merr-presidencen-e-keshillit-te-sigurimit

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara (OKB), Linda Thomas-Greenfield, tha se SHBA do t’i japë përparësi urisë së shkaktuar nga konflikti dhe pasigurisë ushqimore teksa merr presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit, raporton Anadolu.

Ambasadorja amerikane u tha gazetarëve se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të kryesojë një debat të nivelit të lartë mbi urinë dhe pasigurinë globale të ushqimit.

“Përballja me këtë krizë globale ka qenë një prioritet kryesor i administratës së presidentit Biden”, tha ajo.

Ajo shtoi se uria e shkaktuar nga konflikti është një çështje urgjente për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të ndërmarrë veprime.

“Por, për ta bërë këtë, ne duhet të çrrënjosim konfliktet. Armiqësitë nxisin urinë, lufta nxit urinë,” tha ajo.

Thomas-Greenfield akuzoi Rusinë për fillimin e një sulmi në shkallë të plotë ndaj Ukrainës, duke privuar botën nga eksportet kritike të drithërave ukrainase.

Ajo tha se ushqimi nuk duhet të përdoret kurrë si “armë lufte” dhe u kërkoi të gjitha vendeve anëtare të nënshkruajnë një komunikatë të hartuar nga SHBA për të luftuar pasigurinë ushqimore.

Related posts

Erdoğan bisedë telefonike me homologun rus Putin

admin

12 të lënduar në mesin e tyre tetë fëmijë nga aksidenti i autobusit serb në Bullgari

admin

Rama në Bordin e Paqes i kërkon Trumpit ndërhyrje për Specialen: Le të bëjmë diçka që e keqja të mos përsëritet

Kushtrim Guraj