RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestuan 26 palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-arrestuan-26-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite arrestuan 26 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, forcat izraelite kanë kryer operacione ndalimi kundër palestinezëve në Khalil (Hebron) dhe disa qytete të tjera të Bregut Perëndimor.

Izraeli arrestoi 16 palestinezë nga qyteti i Khalilit dhe qytezat e tij dhe se 4 persona, 2 prej tyre vëllezër, janë arrestuar në qytetin Qalqiliya.

Theksohet se 5 persona në Jenin në veri të Bregut Perëndimor dhe një person në Nablus u arrestuan nga forcat izraelite.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Related posts

U mashtrua nga shoku i saj, 13-vjeçarja p*rdhunohet dhe filmohet nga gjashtë djem, tre prej tyre shqiptarë! Abuzuesit shpërndajnë videon në rrjetet sociale

admin

Gazetari britanik Sami Hamdi kthehet në Londër pas ndalimit në SHBA

Muhamet Ramadani

“Sfida më e madhe, pasiguria”/ DW: Pse të rinjtë nga Evropa Juglindore po ikin në Perëndim? Ja si paraqitet situata në Shqipëri

admin