RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë sulmet kundrejt Kuranit në Suedi

vazhdojne-sulmet-kundrejt-kuranit-ne-suedi

Në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm u krye sulm kundrejt Kuranit, raporton Anadolu.

Bayrami Marjan, 47 vjeç me origjinë iraniane, dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë në brigjet Angbybadet në zonën Bromma të Stockholmit, duke pohuar se të gjitha fetë duhet të zhduken.

Policia mori masa të sigurisë në zonë teksa Marjan dogji Kuranin në mangall.

– Provokimet kundrejt Kuranit në Suedi

Politikani i ekstremit të djathtë danez dhe lideri i Partisë Linja e Ashpër (Stram Kurs), Rasmus Paludan në vitin 2022 gjatë pushimeve të Pashkëve vazhdoi provokimet e tij për djegien e Kuranit në Malmö, Norköpin, Jönköping dhe kryeqytetin e Suedisë, Stockholm.

Më 21 janar Paludan, dogji Kuranin para ambasadës së Türkiyes në Stockholm.

Personi Salwan Momika me origjinë irakiane, më 28 qershor dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë së Stockholmit në ditën e parë të Bajram Kurbanit.

Edhe më 20 korrik, Momika nën mbrojtjen e policisë shkeli Kuranin dhe flamurin irakian përpara ambasadës së Irakut në Stockholm dhe më 31 korrik para parlamentit të Suedisë.

Related posts

SHBA njoftoi operacionin “Liria”, Irani kërcënon me sulme nëse forcat amerikane hyjnë në Ngushticën e Hormuzit

admin

Departamenti i Shtetit i SHBA-së miraton shitjen e mundshme të mirëmbajtjes për F-16 për Bahreinin

admin

Mashtrim me subvencione dhe shpërdorim detyre, Specialja ngre akuza ndaj 18 personave në Kosovë

admin