RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emigrantët në rrugë: Strehimore të mbushura me njerëz në Nju Jork

emigrantet-ne-rruge:-strehimore-te-mbushura-me-njerez-ne-nju-jork

Emigrantët e parregullt u përballën me një problem të madh në Nju Jork pasi administrata e qytetit kufizoi kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në strehimoret e të rriturve.

Hoteli Roosevelt, një nga vendet që Nju Jorku ka caktuar për emigrantët e parregullt që vijnë nga kufiri, veçanërisht për familjet me fëmijë, është plot.

Shumica e emigrantëve të mbledhur para hotelit e kaluan natën me rrobat që kishin shtrirë në trotuar dhe disa prej tyre flinin në tenda të improvizuara.

Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut deklaroi se rreth 58.000 migrantë të parregullt aktualisht po qëndrojnë në strehimoret e ofruara nga qyteti, ndërsa vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë.

“Që nga pranvera e kaluar, në sistemin tonë të pritjes kanë hyrë mbi 93 mijë azilkërkues, ne po bëjmë gjithçka për t’i strehuar grupet prioritare, që janë familjet me fëmijë. Megjithatë, tani nuk kemi më hapësirë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Nju Jorkut.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, njoftoi më 20 korrik se migrantëve të rritur do t’u jepet 60 ditë për të gjetur strehim dhe për të lënë strehimoret që u janë dhënë.

Adams deklaroi se ishte marrë një vendim për të krijuar vende për familjet me fëmijë në strehimore.

Ai tha se gjendja në qytet është e paqëndrueshme.

Qyteti do të shpërndajë informacion për migrantët në kufirin me Meksikën dhe do t’i informojë ata se nuk ka asnjë garanci për strehim në Nju Jork.

“Kur të vendosni për ShBA-në, ju lutemi konsideroni një qytet tjetër”, thuhej në broshurë. /trt

Related posts

BE mund të nisë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën në dhjetor

rezart morina

Osmani në New York takon këshilltarin Chollet dhe Escobarin: Integrimi euroatlantik i Kosovës, domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm

admin

Zgjedhjet në SHBA/ Trump zyrtarisht kandidat i republikanëve për president dhe J.D. Vance për zv.president

admin