RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lëvizja Xhihadi Islamik: Nëse Izraeli nuk i përmbush kushtet e dakorduara, do ta injorojmë armëpushimin

levizja-xhihadi-islamik:-nese-izraeli-nuk-i-permbush-kushtet-e-dakorduara,-do-ta-injorojme-armepushimin

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Xhihadi Islamik Palestinez, Ziyad al-Nakhalah, tha se nëse Izraeli nuk i përmbush kushtet e dakorduara, do ta injorojnë marrëveshjen e armëpushimit dhe do ta rifillojnë luftën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm al-Nakhalah mbajti një konferencë shtypi në Teheran të Iranit mbi sulmet e nisura nga Izraeli në Rripin e Gazës më 5 gusht dhe armëpushimin e arritur dje mes Izraelit dhe Lëvizjes së Xhihadit Islamik me ndërmjetësimin e Egjiptit.

Al-Nakhalah tha se Izraeli nuk e arriti qëllimin e tij në sulmet në Gaza.

“Nëse Izraeli do të kishte arritur ndonjë nga qëllimet e tij, nuk do të ishte përpjekur të arrinte një marrëveshje me Lëvizjen e Xhihadit Islamik. Izraeli, përmes Kombeve të Bashkuara dhe Egjiptit, përdori të gjitha fuqitë e tij për të arritur armëpushim. Komunikimi me Gazën nuk është ndalur aspak për 24 orë për të siguruar që kjo marrëveshje të arrihet këtu me ne dhe përmes diplomatëve”, tha ai.

Duke theksuar se që në momentin e parë, ata përcaktuan si kusht lirimin e Bassem al-Saadi-t, një nga liderët e Lëvizjes së Xhihadit Islamik, dhe Khalil al-Awawide-s, i cili ishte në grevë urie, dhe thanë se Izraeli u përpoq të vepronte ngadalë në pranimin e kësaj kërkese, por përfundimisht e pranoi atë.

Duke thënë se al-Awawide, i cili është në grevë urie, do të shkojë direkt në spital sot dhe më pas do të shkojë në shtëpi, al-Nakhalah deklaroi se kanë marrë një premtim të qartë me shkrim se Egjipti do të ndjekë lirimin e Saadi-t sa më shpejt të jetë e mundur.

“Nëse Izraeli nuk i përmbush kushtet tona të dakorduara, ne do të injorojmë marrëveshjen e armëpushimit dhe do të rifillojmë luftën pa asnjë hezitim”, tha al-Nakhalah.

Më 5 gusht, Izraeli nisi një sulm ndaj objektivave që pretendonte se i përkisnin Lëvizjes së Xhihadit Islamik në Gaza, me arsyetimin se po përgatitej të sulmonte. Pas sulmit izraelit, një seri raketash u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit. Si pasojë e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës humbën jetën 44 persona, mes të cilëve 14 fëmijë dhe 4 gra. Ndërkaq, nga ana izraelite nuk pati viktima.

Armëpushimi, i cili u arrit mes Izraelit dhe Lëvizjes së Xhihadit Islamik në Gaza me ndërmjetësimin e Egjiptit, ka hyrë në fuqi dje në orën 23:30 me kohën lokale. /aa

Related posts

He’zbollahu li’banez su’lmon Iz’raelin me 20 dr’onë dhe 200 ra’keta

admin6

Shembet ndërtesa në një plazh në Majorka, raportohet për dy të vdekur dhe disa të plagosur! Dhjetëra persona të bllokuar brenda

admin

“Kërcënim për demokracinë”- Ish-bashkëpunëtorët e Donald Trump ndër kritikët më të zëshëm kundër kthimit të tij në Shtëpi të Bardhë

admin