RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbyten 2 gomone me emigrantë në brigjet e Italisë, 2 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

permbyten-2-gomone-me-emigrante-ne-brigjet-e-italise,-2-te-vdekur-dhe-dhjetera-te-zhdukur

Si pasojë e përmbytjes së dy gomoneve me emigrantë në brigjet e ishullit italian Lampedusa ku trafiku i emigrantëve është intensiv në Mesdheun Qendror, u gjetën trupat e dy personave ndërsa mbi 30 persona llogariten si të zhdukur, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, dy gomonet me emigrantë u përmbytën mbrëmë në brigjet e Lampedusas.

Njoftohet se janë gjetur trupat e pajetë të një gruaje dhe të një fëmije nga Bregu i Fildishtë që ndodheshin në gomone ndërsa janë shpëtuar 57 emigrantë të parregullt.

Po ashtu vihet në dukje se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për më shumë se 30 persona të zhdukur.

Sipas deklaratave të personave të shpëtuar që Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka kontaktuar, mësohet se në njërën nga gomonet që transportonte emigrantë të parregullt nga Afrika Sub-Sahariane ndodheshin 42 persona ndërsa në gomonen tjetër 48 persona.

Sipas të dhënave të IOM, që nga viti 2014 në det janë mbytur mbi 14 mijë persona gjatë përpjekjes për të kaluar nga Libia dhe Tunizia për në Itali.

Related posts

Guterres: Problemi në Sudan nuk mund të zgjidhet në fushën e betejës

rezart morina

Gaxha: Ia dhamë ndihmën e parë një fëmije për të cilën u mendua se kishte vdekur

admin

Walker kritikon qasjen e SHBA-së karshi Kosovës: Vuçiqi e ka vendin në Hagë

admin