RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia shkatërron depon e madhe të misrit në Ukrainë

rusia-shkaterron-depon-e-madhe-te-misrit-ne-ukraine

Forcat ajrore të Rusisë kanë bombarduar depon e misrit në Ukrainë të dielën pas mesnate. Një numër i madh i zjarrfikësve janë angazhuar për lokalizimin e zjarrit të shkaktuar nga bombardimet.

Sipas shërbimit ukrainas të emergjencave, 16 zjarrfikës dhe tre makineri janë përdorur për të lokalizuar zjarrin në depon e madhe të misrit që gjendet mes Kievit dhe Lvivit.

Bombardimi i depos së misrit është pjesë e fushatës së re ajrore që ka nisur Rusia ndaj Ukrainës. Këto bombardime janë cilësuar si hakmarrje ndaj sulmeve me dronë që Ukraina i ka realizuar ndaj luftanijeve ruse dhe disa zonave ushtarake në afërsi të Moskës.

Related posts

GJND: Territoret e push’tuara pa’lestineze përbëjnë “unitet të vetëm territorial”

Muhamet Ramadani

Gjigandi turk i mbrojtjes “Aselsan” zbulon sistemet e mbrojtjes ajrore

Muhamet Ramadani

Gjuha e ashpërsuar në Teheran për Uashingtonin

Muhamet Ramadani