RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Nuk shohim mundësi për zgjatjen e Marrëveshjes së Drithit

rusia:-nuk-shohim-mundesi-per-zgjatjen-e-marreveshjes-se-drithit

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Vershinin tha se nuk shohin mundësi për zgjatjen e Marrëveshjes së Drithit në Detin e Zi por se janë në bisedime me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Vershinin bëri një vlerësim lidhur me Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi i cili u nënshkrua në Istanbul më 22 korrik 2022 mes Türkiye-s, Ukrainës, Rusisë dhe OKB-së dhe e cila u zgjat së fundmi deri më 18 korrik.

Në përgjigje të pyetjes nëse e shohin apo jo të mundshme zgjatjen e marrëveshjes, Vershinin tha: “Ne nuk shohim mundësi. Por, sigurisht që vazhdojmë konsultimet me zyrtarët e OKB-së për të dy pjesët e marrëveshjes”.

Ai vuri në dukje se eksportet e amoniakut janë në kuadër të marrëveshjes.

“Shumë herë kemi theksuar se eksporti i amoniakut është përfshirë në marrëveshjet e nënshkruara në Istanbul. Kjo do të thotë se amoniaku mund të eksportohet në kuadër të një marrëveshjeje tregtare. Është shumë keq që administrata e Kievit përpiqet ta lidhë këtë çështje me kushte ose nevoja të tjera dhe që e bllokon situatën”, tha Vershinin.

Related posts

Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim, SHBA paralajmëron për paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor

admin

Zhvillimet kryesore në Iran këtë mëngjes

admin

Dështojnë sërish bisedimet, Blinken përmbyll vizitën në Lindjen e Mesme pa marrëveshje armëpushimi në Gazë

admin