RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët në Manastirin Draganac, afër Gjilanit, këndojnë këngë çetnike

serbet-ne-manastirin-draganac,-afer-gjilanit,-kendojne-kenge-cetnike

Disa serbë janë mbledhur në Manastirin e Draganacit, afër Gjilanit, dhe kanë kënduar këngë çetnike.

Pamjet janë të këtyre ditëve dhe në to ata dëgjohen duke kënduar këngën çetnike “Djenerale, nek je tvojoj majci hvala”, që i bie “Gjeneral, i falenderohemi nënës tënde që të lindi…”. Kjo është këngë nacionaliste serbe, e përdorur edhe për motivim të paramilitarëve serbë në Kosovë e Bosnjë për të kryer krime të luftës.

Aty shihen duke kënduar dy fëmijë, por që shoqërohen në këndim edhe nga të rriturit që janë mbledhur përreth tyre dhe i duartrokasin.

Related posts

Në 10 ditët e fundit vriten 843 palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Putin dhe Xi nënshkruajnë deklaratën mbi botën shumëpolare në Samitin e Pekinit

admin

Ndërsa lu’fta iz’raelite po i afrohet një viti, mijëra protestojnë në mbarë botën

Muhamet Ramadani