RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: Pendarovski dha urdhër për përgatitje të kontigjentit të ushtarëve dhe mjeteve për ndihmë Sllovenisë

rmv:-pendarovski-dha-urdher-per-pergatitje-te-kontigjentit-te-ushtareve-dhe-mjeteve-per-ndihme-sllovenise

Presidenti Stevo Pendarovski, si komandant suprem i forcave të armatosura të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut i dha urdhër shefit të Shtatmadhorisë së Armatës të ndërmerren masa për përgatitje të kontigjentit të ushtarëve dhe mjeteve materiale-ushtarake të cilat së shpejti do të niseshin drejt Republikës së Sllovenisë për të ndihmuar në përballjen me pasojat nga vërshimet katastrofale të cilat e goditën vendin.

Siç ceket në kumtesën e Kabinetit të shefit të shtetit, presidenti Pendarovski paraprakisht në bisedë me presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar shprehi keqardhje dhe ngushëllime për Slloveninë dhe të gjithë banorët e saj për humbjet dhe dëmet e pësuara në vërshimet të cilat ishin me përmasa të mëdha dhe shprehi gatishmëri për ndihmë.

“Sllovenia është mike e madhe e Maqedonisë së Veriut, shtëpi e shumë bashkëqytetarëve tanë, aleate e jona në NATO, shtet me të cilin bashkëpunojmë në disa procese dhe nisma, ndërsa synojmë të kemi edhe të ardhme të përbashkët në suaza të BE-së. Shoqëria e vendit tonë e kujton ndihmën të cilën Sllovenia na e dha në të kaluarën gjatë përballjes me fatkeqësitë natyrore dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në pajtim me nevojat e shprehura nga ana sllovene në kuadër të mundësive tona”, ceket në kumtesën nga Kabineti i presidentit Pendarovski. /shenja

Related posts

Punëtorët e Prishtina Parking protestojnë për mosmarrjen e pagave

Irfan Jahiu

Numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë rritet në 164, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur

Muhamet Ramadani

Si në filma/ Grabitet kompania e sigurimeve, autorët shembën murin me ekskavator dhe vendosën thasët me para në kovën e mjetit! Dogjën makinat e hodhën gozhda në rrugë për t’u arratisur

admin