RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO dërgon ndihma në Slloveni pas përmbytjeve

nato-dergon-ndihma-ne-slloveni-pas-permbytjeve

Vendet anëtare të NATO-s kanë filluar të ofrojnë ndihmë urgjente për Slloveninë e goditur nga përmbytjet, njoftoi aleanca, transmeton Anadolu.

Gjatë një bisede telefonike me Kryeministrin slloven Robert Golob, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehu ngushëllimet e tij dhe solidaritetin e fortë të NATO-s me Slloveninë, thuhet në deklaratë.

“Përshëndes faktin që aleatët e NATO-s u ngritën menjëherë me oferta mbështetjeje, duke përfshirë helikopterë, ura modulare, ekskavatorë dhe ekspertizë inxhinierike”, tha Stoltenberg.

Përmbytjet e rënda të fundjavës kanë prekur dy të tretat e vendit, duke marrë të paktën gjashtë jetë njerëzish dhe duke lënë qindra të pastrehë.

Me kërkesën e Sllovenisë për ndihmë nëpërmjet Qendrës së Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive Euro-Atlantike të NATO-s (EADRCC) pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet rekord javën e kaluar, Spanja ofroi një helikopter CH-47 me deri në 25 pjesëtarë, duke përfshirë një ekuipazh dhe staf mbështetës.

Aleatët e NATO-s po ofrojnë gjithashtu mbështetje përmes Bashkimit Evropian. Bullgaria, Kroacia, Gjermania dhe Franca kanë ofruar mbështetje duke përfshirë helikopterë, ekskavatorë, ura të parafabrikuara dhe ekipe inxhinierike.

Gjithashtu edhe SHBA-të kanë dislokuar stafin e saj në kryeqytetin Lubjanë për të vlerësuar situatën dhe për të përcaktuar nevojat urgjente humanitare.

Related posts

Biden: Do të mposhtim industrinë e armëve

rezart morina

Izraeli kryen goditje masive në Bejrut, teksa shqyrton kundërpërgjigjen ndaj sulmit të fundit raketor iranian

admin

Erdoğan: Do të dëshmojmë rënie të mprehtë të inflacionit

admin