RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtohen kompanitë turke në TOP 100 e firmave në industrinë e mbrojtjes

shtohen-kompanite-turke-ne-top-100-e-firmave-ne-industrine-e-mbrojtjes

Kompania turke e industrisë së mbrojtjes ASFAT, për herë të parë është gjetur në listën e TOP 100 kompanive botërore të industrisë së mbrojtjes.

Numri i kompanive turke në listën amerikane “Defence News Top 100”, e cila konsiderohet lista më prestigjioze e industrisë së mbrojtjes në botë, është rritur në katër.

Sipas të dhënave të fundit, numri i kompanive turke të industrisë së mbrojtjes në listë, i cili ishte tre në vitin 2022, u rrit në katër këtë vit.

ASELSAN, e cila ishte në vendin e 49-të vitin e kaluar, u ngjit në vendin e 47-të këtë vit dhe ruajti pozitën e saj udhëheqëse midis kompanive turke.

TUSAS, e cila ishte në vendin e 67-të vitin e kaluar, bëri një hap të rëndësishëm deri në vendin e 58-të, ndërsa ROKETSAN, e cila ishte në vendin e 86-të në vitin 2022, këtë vit zuri vendin e 80-të.

Kompania ASFAT, e cila u përfshi për herë të parë në listë, zuri vendin e 100-të.

Gjashtë nga 10 kompanitë kryesore në listë vijnë nga Shtetet e Bashkuara, tri janë nga Kina dhe një nga Britania e Madhe.

Tri kompanitë e para në listë janë nga ShBA. Në krye të listës është Lockheed Martin, ndërsa kjo kompani pasohet nga RTX dhe Northrop Grumman.

Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës zuri vendin e katërt, ndërsa Boeing, i cili ishte i treti në listë vitin e kaluar, ra në vendin e pestë. General Dynamics zuri vendin e gjashtë, BAE Systems i shtati, China North Industries Group Corporation Limited i teti, L3Harris Technologies i nënti dhe China South Industries Group Corporation i dhjeti.

Related posts

Grupi për Ballkan: Kushtetuta duhet të ndryshojë

admin

Greqia do të rrisë dënimet për zjarrvënie dhe ata që shkaktojnë zjarre nga pakujdesia

rezart morina

Lula bën udhëtimin e parë zyrtar jashtë vendit si president, viziton Argjentinën

admin