RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nesër nuk mbahet mësimi, Jasharaj: Fëmijët s’kanë çka të shkojnë në shkollë, mësimdhënësit në grevë

neser-nuk-mbahet-mesimi,-jasharaj:-femijet-s’kane-cka-te-shkojne-ne-shkolle,-mesimdhenesit-ne-greve

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se po të kishte mirëkuptim nga ana e qeverisë, nesër do ishte fillimi i vitit të ri shkollor, por siç tha ai,të gjitha mundësitë janë harxhuar dhe me këtë shkak, punëtorët e arsimit do të jenë në grevë.

“Kjo do të vazhdojë gjersa qeveria fillon dhe bisedon me ne”, tha Jasharaj.

Ai tutje kërkoi nga prindërit dhe nxënësit mirëkuptim, duke theksuar se nuk ishte vullnet i tyre, por siç tha ai, s’kishin zgjidhje tjetër.

“Fatkeqësisht duhet t’i drejtohem prindërve dhe nxënësve për mirëkuptim, s’ishte vullnet i yni, por s’kishim zgjidhje tjetër. Për hir të sigurisë së nxënësve, angazhimet e tyre t’i orientojnë nga qeveria për dialog dhe lus prindërit që të mos enden rrugëve të shkojnë në shkollë kot. Greva do të zgjasë më pak nëse qeveria ulet dhe fillon realizimin e kërkesave tona”.

Përkundër deklaratave të Jasharajt, nga MASHTI kanë bërë të ditur se janë parapërgatitur për fillimin e mësimit më 1 shtator.

Related posts

SHBA, mbi 14.000 fluturime të anuluara për shkak të stuhisë dimërore historike

Irfan Jahiu

Kolonët izraelitë sulmojnë kompleksin e xhamisë Al-Aksa, gjërsa sulmet ndaj Gazas vazhdojnë – VIDEO

admin

AUV ndalon importin e shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga disa zona të Gjermanisë

RTI