RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezia bën thirrje për luftë të bashkuar kundër islamofobisë – VIDEO

indonezia-ben-thirrje-per-lufte-te-bashkuar-kunder-islamofobise-–-video

Indonezia alarmoi për nevojën “për të luftuar dhe parandaluar fuqishëm” islamofobinë, duke thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OBI) në luftën kundër islamofobisë, transmeton Anadolu.

Gjatë një takimi në kryeqytetin Xhakarta me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-t, Hissein Brahim Taha, ministren e Jashtme indoneziane Retno Masrudi “theksoi nevojën për të luftuar dhe parandaluar me vendosmëri dhe fuqishëm islamofobinë dhe përsëriti gatishmërinë e Indonezisë për të punuar ngushtë me OBI-n”, thuhet në një deklaratë nga OBI.

Ministrja Masrudi theksoi përpjekjet e Indonezisë për të ndihmuar njerëzit në Afganistanin e shkatërruar nga lufta dhe “dha udhëzime se si të mbështetet më mirë Afganistani në kuadër të OBI-t”, thuhet në deklaratë.

Sa i përket Palestinës, Masrudi përsëriti “mbështetjen e plotë të Indonezisë për palestinezët dhe këmbënguli në rolin udhëheqës që do të luajë OBI për të rivendosur paqen në Palestinë dhe për të respektuar të drejtat e popullit palestinez”.

Gjithashtu, gjatë takimit të kreut të OBI-t me presidentin indonezian Joko Widodo, presidenti pohoi “mbështetjen e plotë të vendit të tij për OBI-n dhe përpjekjet e çmuara në shërbim të botës islame dhe popullit të saj”.

Presidenti indonezian vlerësoi “përpjekjet dhe iniciativat e OBI-t në trajtimin e fenomenit në rritje të islamofobisë dhe krimeve të djegies së kopjeve të Kuranit, duke theksuar nevojën për të mbështetur këto përpjekje për të trajtuar këtë fenomen”, thuhet në deklaratë.

 

Related posts

“Nuk e binda dot”, Gabriel Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin

admin

Australia rrit kuotën e imigracionit të përhershëm

admin

153 milionë euro më pak mallra serbe në Kosovë më 2023, krahasuar me 2022

admin