RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkohet paraburgim për serbin që iu gjetën 107 kilogramë marihuanë

kerkohet-paraburgim-per-serbin-qe-iu-gjeten-107-kilograme-marihuane

Prokurori i Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, për të dyshuarin M.P shtetas i Serbisë, të cilit iu gjetën rreth 107 kilogramë marihuanë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit i cili ka qenë nën masën e ndalimit prej 48 orësh, për rastin e 107 kg marihuanë”, ka thënë Ulaj.

Policia e Kosovës konkretisht drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të dielën rreth orës 22:40 në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor, ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike.

Gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

“Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë. Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë”, thuhej në njoftim.

Related posts

Takimi në Uashington, Osmani zbardh detaje nga biseda me Jim O’Brien

admin

Shpërthime në kryeqytetin irakian Bagdad

Kushtrim Guraj

Izraeli arreston 19 anëtarë të grupit Xhihadi Islamik

admin