RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanja po përballet me valën e katërt të të nxehtit – VIDEO

spanja-po-perballet-me-valen-e-katert-te-te-nxehtit-–-video

Spanja është duke u përballur me valën e katërt të të nxehtit këtë verë, pasi të mërkurën ka regjistruar temperaturën 44 gradë Celsius.

Televizioni spanjoll RTVE, ka raportuar për të nxehtë “ngufatës”, derisa në ballinën e të përditshmes spanjolle El Mundo titulli kryesor ka qenë: “Neuronet po shkrihen si gjalpi”.

Për gjithë territorin, ose pjesë të mëdha të rajoneve të Andaluzisë, Kastillës, Leonit, Madridit dhe Kastille-La Mançës, shërbimi shtetëror i motit e ka vendosur nivelin më të lartë të alarmit.

Në Madrid, ku temperatura është regjistruar 40 gradë Celsius pak para orës 19:00, shumë rrugë janë boshatisur.

Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit do të nisë të dobësohet të premten.

Shërbimi shtetëror i motit ka paralajmëruar për rritje të rrezikut për zjarre pyjore në Spanjë, për shkak të thatësisë së madhe dhe erërave të fuqishme.

Në fillim të muajit korrik, bota është përballur me temperatura tejet të larta.

Në disa studime është thënë se një mot i tillë do të ishte gati i pamundshëm pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu. /rel

Related posts

Turqi, rritet në mbi 38 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme

admin

Shefi i diplomacisë saudite viziton Sirinë për herë të parë në 12 vjet

admin

Izrael, vazhdojnë protestat kundër ndryshimeve në sistemin e drejtësisë

admin